Ndërlidhjet

Gejts: NATO në 'krizë', aleatët të investojnë në mbrojtje



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se aleanca e NATO-s përballet me “krizë” sepse vendet evropiane kanë dështuar të investojnë në mbrojtje vite me radhë dhe për rritjen e averzionit ndaj forcës ushtarake.

Gejts tha se mangësitë që e kanë pllakosur aleancën e janë simptome të “problemeve më të thella”.

Në një fjalim para oficerëve dhe zyrtarëve të aleancës në Uashington, Gejts tha se aleanca “përballet me probleme shumë serioze, afatgjata dhe sistematike”.

Ai tha se mungesa e helikopterëve dhe aeroplanëve transportues është shembull i niveleve të ulta kronike të shpenzimeve për mbrojtje, të cilat e kanë dëmtuar misionin e aleancës në Afganistan.

Kritikat e tij u bënë në kohën kur zyrtarët e aleancës po hartojnë një vizion të ri strategjik për aleancën, e cila po përpiqet të ripërkufizojë veten pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG