Ndërlidhjet

Karzai i largon të huajt nga mbikqyrja e zgjedhjeve



Presidenti afgan Hamid Karzai e ka nënshkruar ligjin, i cili i heq vëzhguesit e huaj nga trupi zgjedhor, i ngarkuar për shqyrtimin e manipulimeve zgjedhore.

Zyra e tij tha se parlamenti nuk mund ta rikthejë ligjin, meqë Karzai e nënshkroi kur legjislativi ishte në pushim.

Komisioni për Ankesa Zgjedhore, i cili kishte tre anëtarë të emëruar nga Kombet e Bashkuara, vitin e kaluar anuloi një të tretën e votave si mashtruese.
XS
SM
MD
LG