Ndërlidhjet

Armata turke paralajmëron pasoja 'serioze'



Armata e Turqisë paralajmëroi për pasoja "serioze", një ditë pasi rreth 50 komandantë të ushtrisë u arrestuan për lidhje me një komplot të dyshuar për rrëzimin e qeverisë me rrënjë islamike.

Në deklaratë, ushtria tha se "të gjithë gjeneralët dhe admiralët e armatës së Turqisë janë takuar në selinë e shtabit të përgjithshëm për ta vlerësuar situatën serioze". Deklarata nuk jep detaje tjera.

Prokurorët po i marrin në pyetje komplotistët e dyshuar, në mesin e të cilëve janë të paktën 14 ushtarakë të lartë dhe ish oficerë të ushtrisë.

Prokurorët thonë se 7 vjet më parë, oficerët bënë një plan për të vendosur bomba në mënyrë që të provokojnë kaos, duke i lejuar ushtrisë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të rrëzojë qeverinë.

Kritikët thonë se qeveria po i shfrytëzon raportet për t'i shtypur kundërshtarët.
XS
SM
MD
LG