Nga shpërthimi i gazit të metanit në një minierë qymyrguri në Turqinë veriperëndimore kanë vdekur 13 minatorë.
Shpërthimi afër qytetin Dursunbej në provincën Balikesir i varrosi minatorët 250 metra në thellësi.
Kërkimet janë ndërprerë pasi ekipet e shpëtimit nxorrën 29 minatorë.