Ndërlidhjet

Kubë: Vdes i burgosuri politik nga greva e urisë



Grupet për të drejtat e njeriut thanë se një i burgosur politik në Kubë ka vdekur pas 85 ditë grevë urie, duke kërkuar kushte më të mira në burg.

Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut tha se Orlando Zapata Tamajo, 42 vjeç, vdiq në spitalin e Havanës ku pranonte lëngje intravenoze në
përpjekje për ta mbajtur të gjallë.

Zapata ishte në burg prej vitit 2003, ku vuante dënimin prej 25 vjet për krim të mosrespektimit, prishje të rendit publik dhe rezistencë kundër qeverisë komuniste.

Në listën e Amnesty International, Zapata radhitej në vendin e 58-të si “i burgosur i ndërgjegjes”.
XS
SM
MD
LG