Ndërlidhjet

logo-print

Gjenerali serb i Bosnjes do gjykohet për gjenocid



Ish gjenerali i serbëve të Bosnjes Zdravko Tolimir pritet të dalë të premten para gjykatës për gjenocid, në lidhje me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, në rastin e fundit të Tribunalit të KB për krime të luftës në ish Jugosllavi.

Tolimir, 61 vjeçar, ishte njëri nga shtatë zëvendës komandantët e shefit të armatës serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i cili ende po kërkohet nga Tribunali.

Shëndeti i dobët i Tolimir, i cili u arestua në vitin 2007 në Bosnje, ka bërë që disa herë gjykimi të shtyhet.
XS
SM
MD
LG