Ndërlidhjet

Irani jep përgjigje formale për programin bërthamor



Irani i ka paraqitur formalisht kushtet e veta që të heqë dorë nga pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar.

Por në dokumentin konfidencial, Teherani ka përcaktuar kushte, të cilat nuk e plotësojnë atë që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore.

Dokumenti, të cilin e ka parë agjencia Associated Press, thotë se Teherani është i gatshëm ta dorëzojë pjesën më të madhe të stoqeve, siç kërkohet nga plani i OKB-së, por kërkon që në mënyrë simultane të pranojë karburant për reaktorin e tij bërthamor, dhe se shkëmbimi i tillë do të duhej të bëhet në territorin e Iranit.
XS
SM
MD
LG