Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Atentat ndaj zyrtarit në Kandahar



Policia afgane tha se dy persona në motoçikletë e kanë qëlluar për vdekje një zyrtar të provincës Kandahar, i cili po shkonte në punë nga shtëpia.

Vrasja e Abdul Maxhid Babai, kryetar i drejtorisë së Informatave dhe Kulturës në Kandahar, ndodhi në ditën e 12-të të ofenzivës së NATO-s dhe forcave afgane kundër militantëve në provincën fqinje, Helmand.

Një zyrtar i policisë e quajti vrasjen “atentat”.
XS
SM
MD
LG