Ndërlidhjet

NATO në krizë?


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se, po qe se ata nuk i modernizojnë ushtritë e tyre dhe nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes, Aleanca trans-atlantike rrezikon të shihet me sy të dobët nga pjesa tjetër e botës.

Zoti Gejts i bëri këto komente më 23 shkurt, në një forum ekspertësh, që ishte ngarkuar me rishikimin e konceptit strategjik të NATO-s.

Ai tha se përderisa aleanca 61-vjeçare ka siguruar me sukses paqen në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, mospajtimet në kontinent ndaj forcës ushtarake kanë komprometuar aftësinë e NATO-s për të penguar agresionin.

Gejts paralajmëroi se derisa vendet anëtare të NATO-s nuk i mbajnë të fuqishme ushtritë e tyre, Evropa do të jetë e prekshme nga kërcënimet.

Fjalimi i Gejtsit është njëri nga tri adresimet publike, të bëra nga anëtarët e ekipit kombëtar të sigurisë të presidentit Barak Obama, në dy ditët e fundit.

Më 21 shkurt, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, adresoi të ardhmen e NATO-s. Edhe këshilltari për siguri kombëtare i presidentit, Xhejms Xhons, bëri të njëjtën pas fjalimit të zotit Gejts.


XS
SM
MD
LG