Ndërlidhjet

Tre drejtorë të Google dënohen për cenim të privatësisë



Gjykata në Itali i ka dënuar sot tre drejtorë të lartë të kompanisë Google për “cenimin e privatësisë”, pasi një video e postuar nga Italia tregonte se si abuzohej një djalë që vuante nga autizmi.

Gjykimi kundër drejtorëve ekzekutivë të Google-it, e cila është pronare e faqes YouTube, ku ishte postuar videoja, është ndjekur me interesim për shkak të implikimeve ndaj lirisë së internetit në Itali.

Asnjëri nga drejtorët nuk ishte i përzier në prodhimin e videos apo postimin e saj në YouTube.

Por, prokurorët thanë se ajo duhej të ishte vërejtur dhe të hiqej, meqë kishte arritur në krye të listës së videove më të shikuara.

Tre drejtorët u dënuan nga gjashtë muaj me kusht.
XS
SM
MD
LG