Ndërlidhjet

Greva e përgjithshme paralizon Greqinë



Greva e përgjithshme në Greqi sot ka bërë që të anulohen fluturimet, të mbyllen ministritë dhe shkollat, si dhe të çrregullohet transporti publik.

Greva 24-orëshe u organizua si protestë ndaj masave të qeverisë për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare.

Greva u thirr nga dy sindikatat më të mëdha, të cilat përfaqësojnë afro gjysmën e 5 milionë punonjësve në Greqi. Për pasdite janë planifikuar marshe në Athinë dhe qytetet tjera.

Planet e qeverisë parashohin ngrirjen e pagave në sektorin publik, rritjen e taksave dhe rritjen e moshës mesatare të pensionit prej 61 në 63 vjet.

Qeveria tha se masat janë të nevojshme për ta vënë nën kontroll borxhin e madh të vendit dhe deficitin buxhetor.

Problemet financiare të Greqisë bënë që euroja të pësojë rënie të vlerës në javët e kaluara.
XS
SM
MD
LG