Ndërlidhjet

logo-print

Raketat amerikane vrasin gjashtë militantë



Burimet pakistaneze të zbulimit njoftojnë se së paku gjashtë militantë janë vrarë nga një raketë amerikane në Vaziristanin e Veriut. Rajoni fisnor në kufi me Afganistanin njihet si një nga bazat e rrjetit terrorist të Al Kaidës dhe të talibanëve. Të njëjtat burime raportojnë se tre raketat amerikane kishin si cak rrjetin Hakan, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Al Kaidën.

Në të tjera zhvillime militantët e dyshuar talibanë kanë vrarë dy njerëz, të cilët i akuzojnë se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara në rajonin fisnor të Pakistanit afër kufirit me Afganistanin.

Banorët lokalë thanë se kufomat e burrave u gjetën sot në qytetin Mir Ali në Vaziristanin Verior.

Në trupin e secilit kishte nga një shënim se viktima ishte spiun, dhe kërcënohen informatorët tjerë se do ta pësojnë fatin e njëjtë.

XS
SM
MD
LG