Ndërlidhjet

Dubai: 15 të dyshuar të tjerë për vrasjen e al Mabuhit



Policia e Dubait tha se ka identifikuar 15 të dyshuar të rinjë për vrasjen e një prej drejtuesve të Hamasit. Mahmud al Mabuh u vra në janar në një nga hotelet e Dubait.

Përmes një deklarate policia e Emirateve tha se gjashtë nga të dyshuarit kishin pashaporta britanike, tre franceze, tre irlandeze dhe dy australiane.
Kjo e çon numrin e të dyshuarve për vrasjen e al-Mabuhit në 26.

Autoritetet në Dubai si dhe Hamasi dyshojnë se shërbimi sekret i Izraelit, Mosadi është i përfshirë në vrasjen e militantit palestinez.

Ministri i jashtëm i Izraelit, ditë më parë, deklaroi se nuk ka asnjë provë që tregon përfshirjen e vendit të tij në vrasjen e militantit të Hamasit.

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër vjedhjen e identitetit të qytetarëve evropianë për skuadrën që morri pjesë në vrasjen e al Mabuhit.
XS
SM
MD
LG