Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ashpërson qëndrimin ndaj Iranit



Rusia ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit lidhur me marrëveshjen dypalëshe për shitjen e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore.

“Janë disa çështje që duhet të sqarohen përpara zbatimit të kontratës”, tha shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. “Ashtu siç e parasheh legjislacioni ynë dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, asnjëherë nuk do të marrim veprime që do të çojnë drejt destabilizimit të rajoneve të caktuara”, tha Lavrov para mediave.

Rusia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshje për shitjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-300 . Kryeministri izraelit gjatë vizitës së tij të para disa ditëve në Moskë kërkoi nga Rusia sanksione më të ashpra ndaj Iranit.

Bashkësia ndërkombëtare dhe Irani kanë mosmarrëveshje të thella lidhur me programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG