Ndërlidhjet

Medvedev: Të forcohen raportet Rusi-BE



Rusia dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë marrëdhëniet, tha presidenti rus, Dimitri Medvedev.

Komentet e shefit të Kremlinit u bënë pas takimit me kreun e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Rusi.
Eshton u takua dhe me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Lavrov theksoi se Rusia do të fokusohet në fusha “konkrete, dhe me rendësi praktike” në bashkëpunimin mes tyre.

Marrëdhëniet Rusi-BE kanë qenë të acaruara prej disa kohësh, madje dhe marrëveshja e bashkëpunimit nuk është nënshkruar ende.
XS
SM
MD
LG