Ndërlidhjet

NATO: Ofensiva afgane po has në më pak rezistencë



Forcat ndërkombëtare po hasin në më pak rezistencë nga militantët, derisa ofensiva e forcave afgane dhe atyre të NATO-s ka hyrë në ditën e 12-të.

Burimet e Aleancës kanë theksuar se zona mbetet ende e pasigurtë për civilët. Rreth 15 mijë ushtarë afganë dhe të forcave ndërkombëtare po marrin pjesë në operacionin në rajonin e Helmandit, që është operacioni më i madh që nga ndëryrja në këtë vend në vitin 2001.

Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Afganistan ka theksuar se 28 civilë janë vrarë gjatë operacionit, nga të cilët 13 janë fëmijë.
XS
SM
MD
LG