Ndërlidhjet

Qeveria dhe EULEX-i, bashkë kundër korrupsionit



Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i kanë rënë dakord që të shtojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo janë pajtuar ta mbështesin rritjen e burimeve për Prokurorinë Speciale.

“Duhet ta ndërtojmë një strukturë për të treguar që EULEX-i dhe Qeveria janë të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin,” tha Iv de Kermabo.

Qëndrimet u bënë publike në takimin e pesëmbëdhjetë të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit.
XS
SM
MD
LG