Ndërlidhjet

Klinton: Siria të distancohet nga Irani



Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Siria që të distancohet nga Irani, deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Komentet e Klintonit bëhen në prag të vizitës së presidentit iranian në Damask. Ahmadinexhad do të takohet me homologun e tij sirian Bashar al-Assad.
Siria javën e kaluar dha shenja se mund të ndërmjetësonte mes Iranit dhe perëndimit lidhur me programet bërthamore iraniane.

Hillari Klinton, përpara ligjvënësve amerikanë, bëri thirrje për bashkëpunim më të madh me Sirinë në çështjet që kanë të bëjnë me Irakun, Izraelin dhe Libanin.
XS
SM
MD
LG