Ndërlidhjet

Moratino: Bashkëpunojmë me Prishtinën për të mirën e qytetarëve



Ministri i jashtëm i Spanjës është takuar në Madrid me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç. Moratinos dhe Jeremiç kanë biseduar edhe për Kosovën.

“Të dy ministrat vlerësuan, se kur është fjala për Kosovën, dhe duke pasur parasysh se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shqyrton çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, është e domosdoshme të insistohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme.

Moratinos tha se Spanja dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet kosovare në fushat me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve, siç janë policia dhe doganat.

Spanja ka aktualisht kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG