Ndërlidhjet

Turqi: Aktpadi ndaj 13 ushtarakëve



Janë ngritur aktakuzat edhe ndaj pesë ushtarakëve të lartë turqë duke e çuar në 13 numrin e ushtarakëve të akuzuar për komplot kundër qeverisë.
Rreth 50 ushtarakë janë arrestuar nën akuzat për komplot për rrëzimin e qeverisë në vitin 2003. Pjesë e komplotit ka qenë planifikimi i një fushate bombash, që do të mundësonte ndërhyrjen e ushtrisë për të rrëzuar qeverinë.

Partia në pushtet në Turqi ka rrënjë islamike derisa Turqia e quan veten mbrojtësen e shtetit laik. Marrëdhëniet mes ushtrisë dhe partisë në pushtet janë karakterizuar nga tensione në rritje.

Presidenti turk, Abdullah Gyl dhe kryeministri, Rexhep Taip Erdogan do të takohen nesër me komandantët ushtarakë.
XS
SM
MD
LG