Ndërlidhjet

Tiranë: PS-ja hyn sot në Kuvend



Partia Socialiste hyn sot në Kuvend pas 6 muaj bojkoti.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se hyrja në Kuvend “nuk do të thotë heqje dorë nga kushti kryesor ku bazohej kauza e bojktotit e Partisë Socialiste, hapja e kutive të votimit”. Mospërmbushja e këtij kushtoi do të çojë në protesta popullore, tha Rama.

Protestat, shtoi ai, nuk do të zbrapsen deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve. Pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar deputetët socialistë nënshkruan një nismë ligjore për hapjen e kutive të votimit. Nisma do të paraqitet në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti Ben Blushi e quajti qesharake idenë për hyrjen dhe daljen e deputetëve socialistë. Sipas Blushit hyrja dhe dalja nga Parlamenti është “lojë kalamajsh që e dëmton kauzën e socialistëve para elektoratit dhe miqve ndërkombëtarë”.

Hyrja e PS-së bëhet thuajse në kufijtë e afatit të fundit ligjor, pas së cilit rrezikoheshin mandatet në Kuvend të socialistëve.
XS
SM
MD
LG