Ndërlidhjet

Turqi: Aktpadi edhe për tetë ushtarakë të tjerë



Drejtësia turke ka ngritur aktpaditë edhe ndaj tetë ushtarakëve të tjerë, të akuzuar për komplot për rrëzimin e qeverisë. Kjo e çon në rreth 20 numrin e ushtarakëve të akuzuar për grusht-shtetin e mbetur në tentativë në vitin 2003. Në mesin e të akuzuarve janë dhe pesë admiralë dhe dy gjeneralë.

Arrestimet e niveleve të larta në mesin e ushtarakëve kanë shtuar tensionet mes ushtrisë dhe qeverisë që drejtohet nga një parti me rrënjë islamike. Ushtria në Turqi e sheh veten si mbrojtëse të traditës sekulare të shtetit.

Gjatë paradites së sotme presidenti e kryeministri turk takohen me komandantët e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG