Ndërlidhjet

Kjev: Janukoviç bëri betimin si president



Viktor Janukoviç morri detyrën e presidentit të Ukrainës, në një ceremoni që u zhvillua në selinë e parlamentit.

Inagurimi i Janukoviçit u bë megjithë faktin se rivalja e tij në zgjedhjet presidenciale, Julia Timoshenko, ka kundërshtuar rezultatin.

Në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë që po marrin pjesë në ceremoni janë shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Obama, Xhejms Xhons dhe kryetari i parlamentit të Rusisë, Boris Grizllov.
XS
SM
MD
LG