Ndërlidhjet

Shkodër: 3600ha tokë nën ujë nga përmbytjet



Gjendja në zonën e Shkodrës është rënduar gjatë ditëve të fundit si pasojë e rikthimit të rreshjeve. Burimet zyrtare njoftojnë se 3600ha janë nën ujë në këtë rajon. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli e cilësoi gjendjen si kritike.

Edhe një pjesë e rrugës nacionale, që lidh zonën e Shkodrës me Tiranën, është vërshuar nga uji. Dajçi, një nga komunat e goditura nga përmbytjet e janarit, sërish po përballet me rrezikun e përmbytjeve masive. Rruga drejt Dajçit është e bllokuar për makinat e vogla.
XS
SM
MD
LG