Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Lidhjet Irani-Siri, më të forta se kurrë



Lidhjet mes Iranit dhe Sirisë janë më të forta se kurrë, pavarësisht thirrjeve amerikane që Damasku të distancohet nga Teherani. Deklarata e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, u bë gjatë vizitës që ai po zhvillon në Siri.

Presidenti sirian, Bashar al Assad, tha se ishte i befasuar nga kërkesa e Sekretares amerikane të Shtetit, që vendi i tij të distancohej nga Republika Islamike.

Së fundi Shtetet e Bashkuara rikthyen pas disa vitesh ambasadorin amerikan në Damask. Ambasadori amerikan u tërhoq nga Siria rreth pesë vjetë më parë, pas akuzave se Damasku ishte i përfshirë në vrasjen e ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG