Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Presidenti dhe kryeministri takohen me ushtarakët



Udhëheqësit ushtarakë janë takuar me presidentin dhe kryeministrin e Turqisë për të biseduar rreth krizës së krijuar pas arrestimit të ushtarakëve.

Drejtësia turke ka ngritur aktpaditë ndaj 20 ushtarakëve, që akuzohen për komplot për rrëzimin e qeverisë në vitin 2003. Në mesin e të akuzuarve janë dhe pesë admiralë dhe dy gjeneralë.

Arrestimet e niveleve të larta në mesin e ushtarakëve kanë shtuar tensionet mes ushtrisë dhe qeverisë që drejtohet nga një parti me rrënjë islamike. Ushtria në Turqi e sheh veten si mbrojtëse të traditës sekulare të shtetit.
XS
SM
MD
LG