Ndërlidhjet

Shkodër: Nën ujë - 5350 hektarë tokë


Ministria e brendshme e Shqipërisë njoftoi sot se në qarkun Shkodër, nën ujë janë 5350 hektarë tokë, 108 shtëpi të përmbytura dhe 723 shtëpi të rrethuara nga uji.

Problematike paraqitet situata ne komunat Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Berdicë, Bushat dhe Guri i Zi.

Strukturat e angazhuara për përballimin e situatës së krijuar ne qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të shumta të javëve të fundit, janë duke vepruar në terren, sipas planit të përcaktuar nga Komisioni i emergjencës civile.
XS
SM
MD
LG