Ndërlidhjet

Klinton: Së shpejti propozimi për sanksione kundër Iranit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se sanksionet kundër Iranit mund të paraqiten për votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, brenda një muaji.

Në dëshminë e saj para Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit, zonja Klinton tha se një vit i angazhimeve “intensive” dhe me “durim” i diplomatëve të lartë të Shteteve të Bashkuara me partnerët ndërkombëtarë, kanë filluar të japin rezultate, derisa vendet që njëherë fuqishëm e kundërshtonin idenë e sanksioneve të ashpra kundër Iranit, tash nuk mbajnë një qëndrim të tillë.

“Përkushtimi ynë shumë i qartë për angazhim ka krijuar hapësirë për shumë prej këtyre vendeve, që tash ta shqyrtojnë mbështetjen e sanksioneve, të cilat ata ndoshta nuk do t’i kishin përkrahur, pasi ne kemi demonstruar durim strategjik për t’i përdorë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për ta bindur Iranin, që të veprojë ashtu siç duhet, pa sanksione”, tha Hillari Klinton, mbrëmë në Uashington.
XS
SM
MD
LG