Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Serbia i mbron kriminelët


Zyrtarët e drejtësisë së Serbisë dhe të Malit të Zi janë takuar sot në Beograd, në përpjekje për ta zgjidhur mospajtimin në rritje lidhur me trafikantin e drogës, Darko Shariq, i cili është në arrati.

Ai është i akuzuar për përpjekje për kontrabandimin e 2,7 tonëve të kokainës nga Amerika Jugore në Evropë, nëpër Ballkan.

Ai është në arrati prejse transporti i drogës u zbulua nga agjentët, vitin e kaluar.

Serbia e akuzon Malin e Zi për strehimin e Darko Shariqit, por kryeministri Millo Gjukanoviq tha sot se është Serbia ajo që i mbron kriminelët, e jo Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG