Ndërlidhjet

logo-print

NATO, BE: Thirrje për përmirësim të bashkëpunimit


NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje reciproke për përmirësimin e bashkëpunimit, përkundër bllokimit të një bashkëpunimi të tillë nga ana Qipros, që është anëtare e BE-së dhe e Turqisë, anëtare e NATO-s.

Personeli i BE-së dhe NATO-s punojnë së bashku në Afganistan dhe Kosovë, por Qipropja dhe Turqia deri tash u kanë vënë veto përpjekjeve për krijimin e raportit formal ndërmjet këtyre dy organizatave, që selitë i kanë disa kilometra larg njëra tjetrës në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders For Rasmusen, tha se i duket si “pak absurde” që NATO-ja dhe BE-ja operojnë në hapësira të njejta, por nuk janë në gjendje të pajtohen për marrëveshjen e sigurisë.

Carme Chacon, ministre e mbrojtjes e Spanjës, që e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se tash është “momenti i drejtë” për krijimin e lidhjeve të vazhdueshme, derisa NATO-ja aktualisht po e rishqyrton strategjinë e saj të përgjithshme dhe BE-ja, po e bënë të njejtën gjë, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, më 1 dhjetor të vitit të kaluar.

Këto komente u bënë në Palma de Majorka të Spanjës, ku po mbahet takimi i ministrave të mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG