Ndërlidhjet

logo-print

Athina akuzon Shkupin për bllokim të zgjidhjes për emër


Athina sot ka akuzuar Shkupin për bllokimin e zgjidhjes për kontestin 19 vjeçar për emrin e Maqedonisë, në prag të vizitës së ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekouras, tha se kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka “zgjedhur jozgjidhje, apati”, megjithqë qeveria në Shkup është në pozitë të fortë për arritjen e marrëveshjes.

“Greqia ka thënë dhe ka treguar se dëshiron zgjidhje” të kontestit, tha Delavekouras, gjatë një konference për shtyp në Athinë.

Ai theksoi se Greqia është në favor të emrit të Maqedonisë, me përfshirjen e “përcaktuesit gjeografik”.

Në të kaluarën, mediat e Greqisë kanë sugjeruar mundësinë që emri të jetë “Maqedonia Veriore”.

Athina e konsideron emrin Maqedoni pjesë të trashëgimisë së saj, pasi një provincë veriore greke e ka po këtë emër.
XS
SM
MD
LG