Ndërlidhjet

Shqipëri: Deputetët socialistë në Kuvend


Deputetët e Partisë Socialiste në opozitë, sot për të parën herë kanë hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, duke e mbyllur bojkotin gjashtë mujor, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, “e përshëndeti përzemërsisht hyrjen e PS-së” në Parlament, duke theksuar se deputetët opozitarë do ta kenë “hapësirën që i takon një opozite”.

Deputetët socialistë, sipas rregullores së Kuvendit, e kanë bërë betimin.

Në fjalimin e tij, Gramoz Ruçi, nga PS-ja, tha se deputetët socialistë nuk kanë ardhur në Kuvend “për ta marrë pushtetin”, por për të kërkuar, që të mos u mohohet “e drejta kushtetuese për hetimin e plotë dhe të hollësishëm të zgjedhjeve, padyshim duke i hapur kutitë”.
XS
SM
MD
LG