Ndërlidhjet

Shqipëri: Deputetët e PS u larguan nga Kuvendi


Deputetët e Partisë Socialiste u larguan aty nga ora 18:30 nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi më parë e dhanë betimin.

Largimi ndodhi atëherë kur pas deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili në fjalimin e tij kërkoi hapjen e kutive të votimit dhe ndërprerjen e seancës së Kuvendit për disa ditë, foli kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Pastaj, deputeti Ruçi tha se Berisha e kishte fyer opozitën dhe deputetët e PS-së u larguan nga Kuvendi.

Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, “e përshëndeti përzemërsisht hyrjen e PS-së” në Parlament, duke theksuar se deputetët opozitarë do ta kenë “hapësirën që i takon një opozite”.
XS
SM
MD
LG