Ndërlidhjet

Kabul: Sulm vetëvrasës, 16 të vrarë



Ministria e Brendshme afgane tha se 16 njerëz, përfshirë të huaj, e humbën jetën sot kur militantët ndërmorën sulme të koordinuara në qendër të Kabulit.

Talibanët e pohuan përgjegjësinë për sulmet, të cilat kishin në shënjestër një kompleks banimi, përfshirë një hotel dhe dy bujtina që përdoren nga të huajt, si dhe një qendër tregtare.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Zemerai Bashari tha se një italian dhe tre policë janë në mesin e të vrarëve.

Në Paris, ministria e jashtme e konfirmoi vdekjen e një francezi.

Sulmet ndodhën në kohën kur Afganistani po e shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG