Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Kabul


Kabul, 26 shkurt 2010.
Kabul, 26 shkurt 2010.
Së paku 16 veta janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një sulm të koordinuar në qendër të Afganistanit. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët, të cilët thanë se ishte kryer nga një grup prej pesë sulmuesish vetëvrasës.

Policia njoftoi se në mesin e të vrarëve janë pesë indianë dhe një italian. Sulmi goditi një qendër të madhe tregtare, hotele dhe disa ndërtesa qeveritare.

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, duke folur në Paris, tha se një shtetas francez është konfirmuar në mesin e të vdekurve.

Zyrtarët thanë se ka të vrarë edhe në mesin e oficerëve të policisë, përderisa tetë mjekë indianë, që punonin në Kabul, janë plagosur.

Sulmi filloi menjëherë pas agimit me një shpërthim vetëvrasës, për t’u pasuar me shpërthime më të vogla pranë qendrës tregtare Safi Landmark dhe kompleksit më të njohur hotelier në mesin e perëndimorëve.

Presidenti Hamid Karzai e dënoi fuqishëm sulmin dhe tha se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Indinë.

Sulme në Kabul
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00
XS
SM
MD
LG