Ndërlidhjet

Rusia ka "pyetje serioze" për planin e mburojës raketore



Ministria e Jashtme në Moskë tha se Rusia ka pyetje serioze lidhur me synimet e planeve të Shteteve të Bashkuara për mburojën kundër raketore në Evropë.

Zëdhënësi Andrei Nesterenko i përshkroi planet si “aranzhmane të ngutura anti-raketore për Evropën, kur arkitektura e brishtë e sigurisë evropiane në fakt po bëhet peng i kërcënimeve imagjinare raketore që përcaktohen unilateralisht”.

Komentet e tij paraqesin deklaratën më të fortë të Rusisë për shqetësimet, pasi Rumania tha se do të bisedojë me Uashingtonin që t’i mirëpresë interceptorët amerikanë, ndërsa Bullgaria shfaqi interes për të marrë pjesë në mburojën raketore.

XS
SM
MD
LG