Ndërlidhjet

OKB, BE dënojnë thirrjen e Gadafit për xhihad në Zvicër



Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar thirrjen e liderit të Libisë, Moamer Gadafi për xhihad kundër Zvicrës.

Dje Gadafi bëri thirrje për xhihad për shkak të ndalesës së ndërtimit të minareve në Zvicër.

Drejtori i përgjithshëm i OKB-së, Sergei Orxhonokixe tha se thirrja e tillë nga një shef i shtetit është “e papranueshme”.

Në Bruksel, zyra e komisionerit për politikë të jashtme tha se thirrje ishte “fatkeqe”.
XS
SM
MD
LG