Ndërlidhjet

Erdogan: Do gjykohen gjithë që kanë lidhje me komplotin



Kryeministri i Turqisë u zotua sot se të gjithë ata që kanë komplotuar kundër demokracisë në vend do të dalin para gjyqit.

Rexhep Taip Erdogan i bëri këto komente në kohën kur po zhvillohen hetimet për komplotin e pretenduar të ushtarakëve në vitin 2003.

“Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është i paprekshëm, askush nuk është i privilegjuar”, tha Erdogan duke mos iu referua drejtpërdrejt hetimeve.

Autoritetet e Turqisë kanë arrestuar rreth 50 oficerë të ushtrisë, përfshirë ish komandantë dhe komandantë aktualë, mbi pretendimet se kanë komplotuar që ta përmbysin qeverinë e Erdoganit në vitin 2003.

Shumica e të arrestuarve janë paditur formalisht dhe gjykimin e presin në burg.
XS
SM
MD
LG