Ndërlidhjet

logo-print

SHBA hedhin poshtë akuzat e Iranit



Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat e Iranit se Shtetet e Bashkuara i mbështesin kryengritësit sunitë.

Kreu i shërbimit informativ, Hajdar Moslehi, tha se lideri i grupit sunit Xhundollah, Abdulmaleik Rigi, ka qëndruar në një bazë ushtarake amerikane 24 orë para se të arrestohet nga shërbimet iraniane të sigurisë. Gjithashtu është thënë se Rigi ka marrë pasaportë të Afganistanit në SHBA, si dhe ka vizituar selinë e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Xhon Saliven i hodhi poshtë akuzat si të pabaza.

.
XS
SM
MD
LG