Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Arrestohen 18 oficerë të tjerë



Televizioni i Turqisë raportoi se autoritetet kanë arrestuar sot edhe 18 oficerë të ushtrisë për komplotin e pretenduar të vitit 2003.

Raportohet se 17 oficerët aktivë dhe njëri në pension janë arrestuar në bastisjet në 13 qytete.

Që nga fillimi i javës, autoritetet kanë arrestuar rreth 50 oficerë të ushtrisë, përfshirë ish komandantë dhe komandantë aktualë, me pretendimin se kanë komplotuar që ta përmbysin qeverinë me rrënjë islamike në vitin 2003. Shumica janë paditur formalisht dhe gjykimin e presin në burg.

Më herët, kryeministri Rexhep Taip Erdogan, tha se “askush nuk është mbi ligjin”, dhe se se të gjithë që kanë komplotuar kundër demokracisë do të gjykohen.
XS
SM
MD
LG