Ndërlidhjet

Greqia fton BE-në të jetë 'solidare' për buxhetin e saj



Kryeministri i Greqisë George Papandreu bëri thirrje për më shumë solidaritet të Bashkimit Evropian lidhur me krizën e borxhit të Greqisë, dhe i shpalli planet për ta vizituar Gjermaninë, mbështetja e së cilës do të ishte jetike për ndonjë ndihmë të BE-së.

Kriza e buxhetit në Greqi e ka dobësuar euron, dhe ka ngritur shqetësime për probleme të ngjashme edhe në vendet si Spanja dhe Portugalia.

Dje, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se euroja është në “situatë të vështirë” për të parën herë që kur filloi të përdoret në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG