Ndërlidhjet

Sejdiu shpall 27 shkurtin Ditë zie shtetërore



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e ka shpallur 27 shkurtin 2010 Ditë Zie shtetërore.

"Në përputhje me Kushtetutën, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve për tragjedinë që e kanë pësuar shtetasit e Republikës së Kosovës në aksidentin e rëndë në Vjenë, Austri, presidenti ka marrë vendim që 27 shkurti 2010 (ditë e shtunë), në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore", thuhet në njoftim.

Me këtë vendim udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.
XS
SM
MD
LG