Ndërlidhjet

Gjenerali serb gjykohet për gjenocid në Bosnje



Në Tribunalin e Hagës filloi gjykimi për gjenocid i ish gjeneralit serb të Bosnjes, Zdravko Tolimir.

Ai ngarkohet për vepra të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime tjera lufte në Bosnje gjatë vitit 1995, përfshirë dhe rolin në masakrën e afro 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Prokurori Nelson Tajer tha se Tolimir ishte i futur “deri në gjunjë” në vrasje masovike.

“Rasti ka të bëjë me zgjedhjen e gjeneral Zdravko Tolimirit që të braktisë detyrën dhe t’u nënshtrohet ligjeve të luftës për krijimin e shtetit një etnik serb, apo përfundimisht të marrë pjesë dhe të drejtojë brutalitetin e organizuar, për të cilin ai e dinte se shkel çdo normë të stërvitjes së tij dhe kodit ushtarak të çdo oficeri, për të cilat e dinte shumë mirë se janë krime kundër njerëzimit”, tha prokurori Tajer.

61-vjeçari Tolimir është njëri nga shtatë zëvendësit e të shumë kërkuarit Ratko Mlladiq, i cili gjithashtu është akuzuar për krime lufte, por ende është në arrati.
XS
SM
MD
LG