Ndërlidhjet

Irak: 20.000 vetë nga koha e Sadamit do kthehen në armatë



Iraku i ka shpallur planet për të kthyer në punë 20 mijë ish punonjës në armatë, të cilët u përjashtuan pas invazionit të vitit 2003.

Ministria e Mbrojtjes tha se ushtarët do të fillojnë të rikthehen në punë nga e diela.

Associated Press citoi një zyrtar të paemëruar të ushtrisë ketë thënë se procesi mund të zgjasë me javë, ndoshta me muaj, për t’u përfunduar.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohamad al-Askari tha se hapat për rikthimin e personelit nga koha e Sadam Huseinit po bëhen tashmë disa muaj.

Ai tha se një komitet i ushtrisë po i shqyrton dosjet e oficerëve dhe punonjësve tjerë për lidhjet q tyre me ish regjimin apo me mizoritë dhe krimet e luftës.
XS
SM
MD
LG