Ndërlidhjet

SHBA-të planifikojnë ofensivë të re në Kandahar



Forcat amerikane planifikojnë nisjen e një ofensive kundër talibanëve në qytetin jugor afgan të Kandaharit. Mediat citojnë zyrtarë të lartë të administratës Obama të kenë thënë se operacioni aktual në Marxhah “është parapërgatitje taktike për një operacion më të gjerë, më vonë gjatë vitit, në Kandahar”.

Kandahari është qyteti i dytë më i madh në Afganistan dhe regjimi taliban e drejtonte Afganistanin prej andej para ndërhyrjes ushtarake amerikane në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG