Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Pastrohet nga talibanët qyteti Marxhah



Qyteti i Marxhahut në provincën afgane të Helmandit është pastruar nga militantët. Deklarata e kapitenit të ushtrisë amerikane, Xhoshua Uinfrei, vjen pas ofensivës dy javore të forcave afgane dhe ndërkombëtare në Marxhah.

Marxhah ka qenë një nga bazat e fuqishme të talibanëve, derisa tani pritet të vihet nën kontrollin e qeverisë afgane.

Operacioni në Marxhah është më i madhi i forcave të NATO-s në Afganistan, që nga ndërhyrja ushtarake amerikane në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG