Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për së paku 64 të vdekur. Presidentja e Kilit, Mishel Bashële, shpalli “gjendje katastrofe”, por kërkoi nga qytetarët që të ruajnë qetësinë.
Epiqendra ishte 300km larg kryeqytetit Santiago. Në Koncepsion, qyteti i dytë më i madh në Kili, janë shkatërruar një numër ndërtesash. Aktualisht lidhjet telefonike nuk funksionojnë, çfarë e bën të vështirë llogaritjen e dëmeve.
Qendra amerikane për mbikqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigande të krijuara nga tërmeti.