Ndërlidhjet

Kili: Rritet numri i viktimave nga tërmeti, Paqësori në alarm



Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për së paku 76 të vdekur. Presidentja e Kilit, Mishel Bashële, shpalli “gjendje katastrofe”, por kërkoi nga qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Epiqendra ishte 300km larg kryeqytetit Santiago. Raportohet për dëme të shumta materiale në disa qytete kiliane.

Qendra amerikane për mbikqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigande të krijuara nga tërmeti.
XS
SM
MD
LG