Ndërlidhjet

BE, gati të ndihmojë Kilin



Bashkimi Evropian ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili.

“Bashkimi Evropian është gati të ofrojë ndihmë për popullin e Kilit”, tha shefja e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton.

Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia e mbikqyrjes së krizës po funksionon, derisa në gjendje gatishmërie janë dhe ekspertët e ndihmave humanitare.

Deri tani raportohet për 85 të vdekur nga tërmeti në Kili.
XS
SM
MD
LG