Ndërlidhjet

OKB: 10 miliardë dollarë për Haitin



Donatorët kanë premtuar 10 miliardë dollarë ndihmë për Haitin, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në 12 janar të këtij viti.

“Mund t’ju raportojmë një lajm shumë të mirë. Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë premtuar 5.3 miliardë dollaë në dy vitet që vijnë dhe 9.9 miliardë dollarë në total për tre vitet e ardhshme”, tha Ban ki Mun.

Kreu i Kombeve të Bashkuara theksoi se premtimet e bëra i kanë tejkaluar ndjeshëm parashikimet. Organizatorët kishin kërkuar para takimit 3.8 miliardë dollarë.

Tërmeti i 12 janarit në Haiti shkaktoi 220 mijë të vdekur dhe la 1.3 milionë të pastrehë.
XS
SM
MD
LG